spot_img
spot_img

Hamza për gjyqtarët e Hagës: Mendoni për pasojat para se ta merrni vendimin

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza para mijëra qytetarëve në Marshin për liri në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë tha se Kosova kujton, nderon dhe mbron sakrificën e UÇK-së.

Hamza tha se vendimi që do të lexohet në Hagë me 16 shtator do të ndjehet prej afër nga familjet e dëshmorëve, veteranët e luftës, nënat që mbajnë ende dhimbjet e luftës dhe fëmijët që u rritën pa baba.

“Sot në këtë shesh të Prishtinës nuk po shoh vetëm mijëra qytetarë, po e shoh Kosovën, po i shoh njerëzit që e kanë mbajtur Kosovën gjallë në ditët më të vështira, po i shoh njerëzit familjet që kanë paguar çmimin e lartë për lirinë. Po i shoh veteranët që në trupin e tyre i kanë plagët e luftës, po i shoh njerëzit dhe po e shoh një brez të tërë që nuk e mori lirinë si dhuratë. Sot nuk kemi ardhur këtu për të marshuar, kemi ardhur për të dëshmuar se Kosova kujton, nderon dhe mbron UÇK-në.

Kemi ardhur për të thënë, Kosova po pret, po e pret drejtësinë edhe 3 ditë e pak orë, vetëm edhe 3 ditë e pak orë janë deri me 16 shtator, deri te vendimi që do të lexohet në Hagë. Një vendim që në Kosovë jo vetëm do të dëgjohet, por edhe do të ndjehet, do ta ndjejnë familjet e dëshmorëve, do ta ndjejnë nga veteranët e UÇK-së, do ta ndjejnë nënat që në zemrat e tyre ende mbajnë dhimbjet e luftës, nga famijët që u rritën pa baballarët e tyre. Andaj, atyre që e marrin vendimin u themi, mendoni për pasojat para se të vendosni me 16 shtator”, tha ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT