Eqrem Avdullahu është dënuar me 4 muaj burgim për kërcënim nga kreut të OVL-UÇK-së Hysni Gucati.
Këtë vendim i mirëpriti Gucati, i cili tha se kjo do t’ju shërbejë edhe tjerëve “që të mbledhin mend”.
“Të kenë kujdes në rrjetet sociale, të mos fyejnë më, të mos shkruajnë palidhje edhe të mos ofendojnë pa fakte dhe pa argumente një njeri se s’ka nevojë”, deklaroi ai para mediave.
Gucati tha se padia ndaj Avdullahut nuk është e vetmja pasi që ai i ka dërguar në gjykatë edhe 17 persona të tjerë.
“Shumica prej tyre janë jashtë vendit, që punojnë në Gjermani e në Zvicër”, theksoi kreu i veteranëve para mediave



