I dërguari i posaçëm i SHBA’së për dialogun, Richard Grenell përmes Twitterit ka dhënë lajmin e madh siç e ka quajtur ai, duke konfirmuar se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo duke shtuar se nëse palët largohen ata do të kthen në ‘status quo’, transmeton Gazeta Metro.
Grenell ka jepur lajmin se më 27 qershor do të ketë diskutime për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mirëpo ai ka shtuar se nëse ndonjëra palë është e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit atëherë do t’i kthehen “status quo-së” pasi të largohen nga Washingtoni.
“Siç e kemi thënë në vazhdimësi, së pari duhet të bëjmë progres në rritjen ekonomike. Ky është fokusi. Shikoj përpara për këto bisedime”, ka shkruar Grenell.
Ndërsa sot Grenell ka bërë të ditur se se ka marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Washington.
Ai ka bërë të ditur se më 27 qershor në Washington, në Shtëpinë e Bardhë, pritet të filloj dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas premtimeve që ka marr nga të dy qeveritë që të mos ketë fushatë për çnjohje.
“Lajm i madh. Kam marrë zotimin nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë që përkohësisht ta pauzojnë fushatën e mosnjohjes dhe kërkesën për anëtarësim ndërkombëtar në mënyrë që të takohen në Washington, në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor për të biseduar rreth dialogut”, ka shkruar Grenell./gazetametro.net
Coordinated activities with our int partners, especially with @USAGov and @RichardGrenell has yielded the first results, prompting Serbia to halt its derecognition campaign. Continuation of the dialogue is a key step for the normalization of relations and mutual recognition! https://t.co/peqLiQVYo2
— Avdullah Hoti (@Avdullah) June 15, 2020
If either side is unsatisfied with the June 27 discussions then they will go back to the status quo after they leave Washington.
As we have consistently said, we must first make progress on growing the economies. This is the focus. I look forward to these discussions. (2/2) https://t.co/r5QLDuC1XI— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 15, 2020




