7.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Gold Ag reagon pas raportit të ekspertizës së Astrit Deharit

Ditën e sotme është publikuar raporti i ekspertizës zvicerane për vdekjen e Astrit Deharit, ku sipas këtij raporti dyshohet se ai është vrarë, shkruan GazetaBlic.

Pas kësaj, ka reaguar edhe këngëtari Arian Agushi – Gold Ag, i cili kërkon drejtësi nga shteti.

Gjithashtu reperi thotë se vajza nuk e pa Astritin asnjëherë, ashtu siç kishte ndodhur me nënën e reperit.

“Kur e shoh vajzën e Astritit që nuk e pa babin asnjëherë, më shkon mendja te nëna ime që lindi e jetoi pa e parë kurrë babën e vet.Por nënës time ju vra baba si ushtar i Shaban Polluzhës kur u zunë të gjallë dhe i nisën për Serbi, në atë kohë nëna ime ende nuk kish lindur dhe kurrë nuk e shijoi ngrohtësinë e babës e as të nanës.Kjo vajzë e vogël me të njejtin fat në ditët e sotme është turpi më i madh që mund të ndodhë.Duam drejtësi për Astritin nëse mendojmë se kemi shtet dhe gjërat nga ajo kohë kanë ndryshuar”, ka shkruar Arian Agushi./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT