25.6 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Gjinovci i ashpër me Kurtin: Paret e popullit po ia jep dhëndrit të Erdoganit

Aktivisti politik, Rron Gjinovci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, i është drejtuar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit, duke i thënë se paratë e popullit po ia jep dhëndrit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Fillimisht, Gjinovci tha se kriza energjetike është problem i një kompanie private, jo e jona. Pastaj, vazhdoi duke thënë se kryeministri ynë “i majtë” ka vendosur që t’i japë para publike dhëndrit të Erdgoanit, për t’ia mbuluar profitin.

“Kryeministri Kurti, nga sot i vetëquajtur “i majtë”, në emër të “krizës”, e cila në fakt është krizë e KEDS-it, e nji kompanie private, jo e jona, ka vendosë me ia mbulu profitin me pare publike dhondrrit të Erdoganit që është pronar i saj”, është shprehur Gjinovci.


Tutje, Gjinovci tha se ky ishte momenti kur duhej vepruar për ta kthyer në pronësi publike këtë kompani private.

“Kaq e thjeshtë: me pare t’mija dhe t’jujat ruhet profiti i atyne që e kanë “privatizu egër” siç ka qef me thonë Kryeministri kryesisht gjatë zgjedhjeve. E drejtësia dhe “hajnat në burg” që na i pate premtu Kryeministër? Mujte me e kthy kompaninë në pronësi publike, ky ishte rasti”, shkroi Gjinovci.

“Mujte me zbatu drejtësinë edhe me korrektu faljen e 26 milionëve të 2012/2013. Kështu kish me vepru nji kryeministër i majtë, e jo me masa neoliberale siç e bone sot”.

Krejt në fund, Gjinovci u tha Vetëvendosjes të mos quhen më të majtë, si rezultat i zhvillimeve të fundit, për të cilat Gjinovci konsideron se VV-ja nuk ka vepruar si parti e majtë.

“Me këtë rast fjalën i/e majtë ju ftoj me hek nga vokabulari ju në Vetëvendosje”, shtoi Gjinovci.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT