14.8 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Gjiganti italian s’heq dorë nga Rashica: Drejtori sportiv i klubit takohet me agjentin, Altin Lalën

Gjiganti italian i futbollit, Napoli, besohet se ka rikthyer interesimin për yllin e Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicën, transmeton Gazeta Metro.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.

‘Tuttosport’ shkruan se të mërkurën, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, është takuar me agjentin e sulmuesit vushtrrias, Altin Lalën.

Mirëpo, mbetet të shihet nëse klubi italian do e mposht konkurrencën e Red Bull Leipzigut, klubi i cili besohet se është më së afëri për transferimin e 24 vjeçarit.

Kujtojmë që interesim për Milot Rashicën besohet se ka shprehur edhe Milani, Liverpooli, Aston Villa e Borussia Dortmund./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT