Është gjetur edhe trupi i dytë i fëmijës që ra në pusetë në fshatin Milloshevë të komunës së Obiliqit.
Rastin për Gazetën Online “Reporteri.net”, e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Policia ka njoftuar se janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e dy fëmijëve.
Rasti thuhet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:00. /Reporteri.net/




