Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija” në Mitrovicë.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje. Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”, në Mitrovicë. Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka thënë Zahiti.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.



