Policia ka sekuestruar armë, qindra fishekë dhe materiale për mbushjen e tyre në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok.
Policia ka sekuestruar armë, qindra fishekë dhe materiale për mbushjen e tyre në dy shtëpi të pabanuara në Zubin Potok.
Rasti i parë është raportuar rreth orës 03:00, ku gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 119 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe barut për mbushjen e fishekëve.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Rreth orës 04:40, në një tjetër shtëpi të pabanuar në këtë zonë, janë gjetur dhe sekuestruar një kondak i pushkës së gjuetisë dhe 253 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Edhe për rastin e dytë është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
Të dy rastet po hetohen nga njësitë relevante policore dhe janë iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.



