19.5 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Gashi pas votimit të Buxhetit: U kry buxheti, u kry legjislatura

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar pas votimit të projektbuxhetit për vitin e ardhshëm, në lexim të dytë.

Pas seancës në Kuvend, Gashi ka lajmëruar për përfundim të legjislaturës dhe votim të buxhetit, teksa ka shpërndarë një fotografi me përfaqësuesit e LDK-së në Kuvend.

“U kry buxheti, u kry legjislatura. Shihemi!”, ka shkruar Gashi.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për buxhetin e vitit 2021.

Buxheti u votua me 85 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Përpos koalicionit qeverisës, buxhetin e votuan edhe dy partitë e opozitës VV dhe PDK.

TË FUNDIT

TË FUNDIT