Ish-deputeti Gani Geci ka dal me propozim për emrin e presidentit.
“Në këto rrethana të krijuara së fundmi brenda grupit parlamentar të LDK-së, por edhe në situatën e përgjithshme politike në Kosovë, mendoj se, në të mirën e Republikës së Kosovës, të LVV-së dhe të LDK-së, Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës”, shkroi Geci.
Ai shkroi se beson se edhe AAK do ta mbështeste.
POSTIMI:
Të dashur miq,
Spar 300×250
Në këto rrethana të krijuara së fundmi brenda grupit parlamentar të LDK-së, por edhe në situatën e përgjithshme politike në Kosovë, mendoj se, në të mirën e Republikës së Kosovës, të LVV-së dhe të LDK-së, Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës.
Besoj se edhe grupi parlamentar i AAK-së do të qëndronte në sallë dhe do ta mbështeste një kandidaturë të tillë.
Është e kuptueshme që ish-ministrat e Qeverisë së Avdullah Hotit tani ta kenë të vështirë të votojnë për president një person që ka votuar për rrëzimin e asaj qeverie. Nëse jemi të sinqertë dhe e themi hapur, askush nuk e voton lehtë dikë që dikur ka votuar kundër tij.
Anton Quni është një figurë me përvojë ushtarake dhe politike, ish-ministër i Mbrojtjes dhe deputet shumëvjeçar i LDK-së. Në këto rrethana, ai është të kandidati i vetëm që do ta ndihmonte vendin të shmangte shkuarjen në zgjedhje të reja dhe të kontribuonte në tejkalimin e ngërçit politik.




