Pjesëtarët e FSK’së, kanë marrë pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, të organizuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë.
Ministri Ejup Maqedonci tha se pjesëmarrësit kanë realizuar edhe vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës në e Shqipëri, duke u njohur nga afër me kapacitetet dhe zhvillimet në këtë infrastrukturë të rëndësishme ajrore, si dhe duke zhvilluar aktivitete për forcimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit profesional.
Postimi:
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, të organizuar nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara për Evropë (USAFE), aktivitet ky që synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimin e kapaciteteve në fushën e aviacionit ushtarak.
Gjatë konferencës u zhvilluan ligjërata profesionale, diskutime tematike dhe punë në grupe, ku përfaqësuesit e vendeve partnere patën mundësi të shkëmbejnë përvoja, praktika më të mira dhe ekspertizë në fushën e operacioneve ajrore dhe zhvillimit të kapaciteteve.
Në kuadër të aktivitetit, pjesëmarrësit realizuan edhe vizitë në Bazën Ajrore të Kuçovës në Republikën e Shqipërisë, duke u njohur nga afër me kapacitetet dhe zhvillimet në këtë infrastrukturë të rëndësishme ajrore, si dhe duke zhvilluar aktivitete për forcimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit profesional.
Pjesëmarrja e FSK-së në këtë konferencë është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe thellimin e bashkëpunimit me partnerët strategjikë, në funksion të ndërtimit të një force moderne dhe të aftë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.




