16.5 C
Mitrovice
E premte, 29 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Flamurtari dështon në “Ferkiu Aliu”, buzëqesh Trepça’89




Flamurtari ka dështuar të marrë tri pikë në fazën më të rëndësishme të kampionatit, pasi luajti baras 2-2 ndaj Vushtrrisë në udhëtim.

“Kuq e zinjtë” nga kryeqyteti dy herë kaluan në epërsi dhe dy herë shumë shpejt e humbën atë, përcjell GazetaBlic.

Filimisht, Arbnor Zeqiri hapi serinë e golave në minutën e 7, para se katër minuta më vonë, Drilon Fazliu t’i barazojë shifrat.

Formë gati e njëjtë ndodhi edhe në pjesën e fundit të 45 minutave të para. Torvioll Stullqaku shënoi për 1-2 në minutën e 36, kurse pesë minuta më vonë, pra në të 41-tën, Sie regjistroi shifrat përfundimtare, Vushtrria 2, Flamurtari 2.

Me këtë barazim, skuadra nga “Xhemail Ibishi” shkon në kuotën e 37 pikëve, gjashtë më shumë se Trepça’89, por që kjo e fundit e ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa vendasit, nga java e kaluar, edhe matematikisht janë në Ligën e Parë.


TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT