8.9 C
Mitrovice
E diel, 5 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Fitore Pacolli nervozohet që iu rikujtua statusi i para një viti, fajëson ish-qeveritë për krizën e tanishme me rrymë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli është shprehur e nervozuar me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook, pak orë pasi asaj iu ripostua një deklaratë që kishte dhënë një vit më parë për ndaljen e rrymës dhe ngrohjes duke u shprehur se “nuk ka intereson ne nese ka prishje”.

Një vit më vonë, kur partia e saj ndodhet në pushtet dhe vendi po paralajmërohet të ketë krizë të energjisë elektrike, Pacolli thotë se “s’ka rrymë sepse e kanë shit dhe e kanë vjedh”.

Ajo ka thënë se nga Qeveria Kurti po kërkohet që për 9 muaj ta ngrisin shtetin në këmbë, kurse sipas saj i njëjti është vjedhur për 20 vite rresht.


Postimi i saj i plotë:

20 vjet e kanë vjedh dhe e kanë mjelë këtë shtet e po lypin nga Qeveria Kurti për 9 muaj me e ngrit në këmbë.

Për mos me ardh në këtë ditë është dasht me punu me mish e me shpirt për këtë vend e jo me e vjedh e milionat e tyre me i mbajt offshore.

Të kishte pasur shteti ynë rezerva veç sa kanë disa individ (ish pushtetarë e bashkëpuntorë të ish-pushtetarëve) pasuri ndryshe do të ishim sot.

Ska rrymë, sepse e kanë shit dhe e kanë vjedh. Po të kishim punuar mirë e mbarë për 20 vjet sot Kosova do të ishte në gjendje të furnizonte shtetet e rajonit me rrymë e jo të mbetej vet pa të.

Ska rrymë, sepse ish pushtetarët dhe bashkëpunëtorët e tyre e kanë hangër deri në palcë këtë vend.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT