8.7 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Filozofi i preferuar i Putinit paralajmëron “ringjalljen e sllavëve në Ballkan”, lavdëron Vuçiqin

“T’u ikësh sanksioneve ndaj Rusisë është akt heroik [i Aleksandër Vuçiç]”, ka thënë kryefilozofi i Vladimir Putin, Aleksandër Dugin, derisa u shpreh se do “të shpalosim planin e ringjalljes sllave edhe për Ballkanin”.

Njeriu që konsiderohet të ketë qenë njëri prej frymëzuesve kryesor të Putinit për të ndërmarrë planet e tij fashiste të pushtimit të Ukrainës, për Serbinë tha se “kemi marrëdhënie përtej të qënit vetëm vëllezër e motra”.


“Mendoj se [pikë]kthesa e Serbisë brenda agjendës gjeopolitike ruse të ringjalljes sllave do të vjen. Dhe do të shihni kur të formulojmë synimet në lidhje me Ballkanin. Por, tani duhet të përfundojmë atë çfarë kemi nisur”, u shpreh ai në një konferencë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT