16.9 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Fidan Ibrahimi nga Koshtova e Mitrovicës, konsulli që po angazhohet për mësimin e gjuhës shqipe në Gjermani dhe ruajtjen e identitetit kombëtar

Fidan Ibrahimi, me prejardhje nga Koshtova e Mitrovicës, përgjatë angazhimit të tij ka mbajtur pozita të ndryshme, që nga shërbimi si ligjërues në UP e deri si diplomat karriere e tani së fundmi konsull në Frankfurt të Gjermanisë, shkruan Mitrovica SOT.

Si konsull ai po angazhohet për mësimin e gjuhës shqipe atje dhe për prezervimimin e identitetit kombëtar.

Së fundmi Fidan lbrahimi në vazhdën e takimeve për zgjerimin e aktiviteteve të mësimit plotësues të shkollës shqipe në Landin e Hessen-it, ka pritur në takim kryetarët e shoqatave: “Bashkimi Kombëtar” Offenbach, shoqatës “Dardania” Wiesbaden, shoqates “Migjeni” Eschbörn, shoqatës “Kosova” Acchaffenburg dhe shoqatën “Kosova” Fulda si dhe anëtarë të tjerë të këtyre shoqatave, ku pjesëmarrësit u pajtuan se do të angazhohen maksimalisht që të bëhet e mundur hapja paraleleve edhe në Frankfurt, Wiesbaden, Fulda, dhe në Acchaffenburg.

Tutje, përfaqësuesit e shoqatave pjesëmarrëse u pajtuan që të krijohet një shoqatë për arsimine gjuhës shqipe e cila qéllim kryesor do të ketë ruajtjen e identitetit kombëtar, identifikimin dhe zgjerimin e aktiviteteve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe./MitrovicaSOT

Per më shumë, ju ftojmë t’i shikoni pamjet më poshtë./MitrovicaSOT

 

 

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT