Analisti Faton Avdullahu ka aderuar sot në Partinë Demokratike të Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie dhe kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media.
Hooxhaj ka thënë se ardhja e tij tregon se PDK-ja është shtëpi e madhe e cila i ka hapur dyert.
“Arsyeja e një aderimi të tillë është se Kosova po kalon në një fazë të vështirë ekonomik, politik e social”, ka thënë ai.




