5.3 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Facebook-ut po i vjen fundi? Qeveria amerikane ia mësyen shkatërrimit të kompanisë gjigante

Dhjetëra shtete dhe Qeveria Federale ngritën padi të mosbesimit kundër gjigantit të rrjeteve sociale, Facebook, duke thënë se kompania ka abuzuar me dominimin e saj duke u përfshirë në sjellje anti-konkurencë, shkruan CNN, transmeton mitrovicasot.net

Facebook po akuzohet se ka krijuar monopol duke “i privuar konsumatorët nga benefiti i konkurencës”.

Paditë paralele paraqesin sfidë të paprecedent për njërën nga kompanitë më të fuqishme të Silicon Valley.  Ankesa përqëndrohet në marrjen e kontrollit nga ana e Facebook të Instagramit dhe WhatsApp.

Komisioni Federal për Tregti akuzoi Facebook-un se “për afro një dekadë, Facebook ka shfrytëzuar dominimin e saj dhe fuqinë e monopolit për të shkelur rivalët më të vogël dhe për të eleminuar konkurencën”.

Paditë kanë për qëllim thyerjen e Facebook me arsyetimin e kthimit të konkurencës në vend ashtu që inovacioni të mos dëmtohet.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT