19.5 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Eskalon debati, Veliu-Gjinovcit: Largohem nga politika kur ju të hiqni dorë nga rrugaçëria politike

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas inkuadrimin në debat me analistin Rron Gjinovcin, ka eskaluar gjithçka.

Duke folur për zhvillimet e fundit dhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kandidatin e mundshëm nga ky subjekt për kryeministër, ka pasur një përplasje në mes të Veliut dhe Gjinovcit në emisionin Pressing.

“Përshendetje zotëri eksponent i LDK’së. Po ju thërras kështu për të kujtuar kohën kur më thirrnit eksponent i VV’së në studio. Si i matni përqindjet ju në LDK. Për Vjosën po thoni ka më pak përqindje. Ndërsa në Podujevë po thoni keni numrin e njëjtë të votave përkundër humbjes”, tha Gjinovci.

Ndërsa Veliu i është përgjigjur Gjinovcit si esponent i rrugës.

“Dëgjo ti eksponenti i rrugës dhe i kockave të betonit. Po e them atë që është e vërtetë”, u përgjigj Veliu.

“Kur do të largoheni ju dhe Isa Mustafa. Kur do të hiqni dorë. Si mendoni që do ia shitni publikut një kandidat. Publiku është mashtruar disa herë nga ju”, pyeti Gjinovci.

Ndërsa, Veliu tutje ka qenë dhe me i ashpër me Gjinovcin, derisa i ka thënë se do largohet nga politika kur ky të heq dorë nga rrugaçëria politike.

“Unë do të hiqem nga politika atëherë ku ju do të hiqni dorë nga rrugaçëria politike”, shtoi Veliu./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT