17.7 C
Mitrovice
E hënë, 20 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Escobar: Asociacioni dhe Këshilli i Evropës janë të ndërlidhura, s’e kuptojmë pse Kosova s’e përmbush obligimin

I deleguar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka potencuar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Këshilli i Evropës janë dy procese të lidhura me njëra tjetrën.

Në konferencën e tij të fundit për media si emisar amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar ka potencuar se është vështirë të kuptohet pse Kosova nuk i përmbush obligimet e saj ligjore.

“Këshilli i Evropës është për trajtimin e komuniteteve, Kosova ka bërë një përkushtim të qartë për trajtimin e komuniteteve, dhe këtu përfshihet edhe Asociacioni”, ka pohuar ai.

Diplomati amerikan ndër të tjera është shprehur i shqetësuar se Kosova mund të mos i ketë votat për Këshillin e Evropës, dhe se mos-procedimi me Asociacionin do të sillte vonesa tjera.

“Shqetësimi është që kjo vetëm do të shkaktojë shtyerje të madhe”.

SHBA-ja, sipas tij, nuk ka votë në këtë organizatë evropiane, por qëndrimi i Uashingtonit është që Kosova duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

“Pozicioni i SHBA-së është se Kosova duhet të jetë anëtare e plotë e BE-së, NATO-së dhe Kombeve të Bashkuara, por që të arrihet kjo e rëndësishme është që Kosova t’i dëgjojë partnerët evropianë”./AlbanianPost

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT