Esat Shala, dokumentues i krimeve të luftës në Kosovë, ka folur në emisionin “Kosova Today” për paraqitjen e emrit të tij në një video gjatë një prezantimi të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, duke thënë se kjo është pjesë e një përpjekjeje propaganduese.
Shala deklaroi se Vuçiç e ka përmendur emrin e tij dhe se kjo, sipas tij, lidhet me faktin se dokumentimi i krimeve të luftës vazhdon të jetë një çështje e ndjeshme për Serbinë.
“Qëllimi është që ne të mos merremi me krimet që janë bërë ndaj popullatës civile shqiptare”, tha Shala.
Ai bëri të ditur se ka pasur përpjekje për blerjen e materialeve të tij dokumentuese.
Shala tha se posedon mijëra materiale të luftës, përfshirë kaseta të cilat janë pjesërisht të digjitalizuara.
“Para dy vitesh më kanë kërkuar t’ia dorëzoi disa video dhe më kanë ofruar rreth 2 milionë euro. Kam thënë se nuk kam gjak për të shitur dhe nuk kam pranuar”, u shpreh ai.



