Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me një vizitë te varrezat e Vëllezërve Bytyqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sadiku ka theksuar se, sipas tij, kjo është hera e parë që një zyrtar shtetëror nuk është pritur nga Batalioni “Atlantiku”, ish-ushtarët shqiptarë që kishin ardhur nga Amerika për t’iu bashkuar luftës për çlirimin e Kosovës gjatë viteve 1998–1999.
“Përçarës, ndalu pak. Gishtin në kokë. Shqiptarë jemi. S’ta kemi borxh. Jo ne. Jo rinia. Aq më pak Kosova”, ka shkruar Sadiku në reagimin e tij.



