24.5 C
Mitrovice
E enjte, 18 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Erdhi në Kosovë për pushime pa miratim, mërgimtari humb vendin e punës në Austri

Shqiptari nga Kosova i cili jeton dhe vepron në Salzburg të Austrsë, ishte praktikant për mekanik automjetesh në Austri u pushua nga puna pasi udhëtoi për në Kosovë pa miratimin e punëdhënësit. Edhe pse e çoi çështjen në gjykatë dhe kërkoi dëmshpërblim, ai e humbi procesin në apel, transmeton albinfo.

Sipas mediave austriake, i riu kishte njoftuar instruktorët se dëshironte të merrte pushime gjatë verës, por nuk kishte paraqitur asnjë kërkesë zyrtare dhe nuk ishte arritur asnjë marrëveshje për datat e lejes.

Pavarësisht kësaj, ai u nis për në Kosovë më 8 korrik 2024 dhe vetëm pak para fluturimit e njoftoi punëdhënësin përmes WhatsApp-it se do të mungonte deri më 18 korrik.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, praktikanti humbi dokumentin e identitetit austriak, i cili shërbente edhe si leje qëndrimi, çka i pamundësoi kthimin në datën e planifikuar.

Ai e informoi kompaninë për situatën, ndërsa punëdhënësi i kërkoi të paraqitej në punë jo më vonë se 24 korriku. Megjithatë, praktikanti u kthye një ditë me vonesë.

Si pasojë, kontrata e tij e punës u ndërpre menjëherë.

Më pas, ai iu drejtua gjykatës duke kërkuar rreth 9.300 euro dëmshpërblim për largimin nga puna. Fillimisht fitoi në shkallën e parë, por Gjykata e Lartë Rajonale në Linz e rrëzoi vendimin.

Gjykata vlerësoi se, edhe pse marrëveshjet për pushime mund të bëhen edhe gojarisht, ato duhet të jenë të qarta dhe të arrihen paraprakisht. Gjithashtu u theksua se kompania dispononte një sistem elektronik për paraqitjen dhe miratimin e kërkesave për pushim, të cilin praktikanti nuk e kishte përdorur.

TË FUNDIT

TË FUNDIT