spot_img
spot_img

Elvis Hoxha i jep komentet e tij për nismën e PDK: Eksperiment, duan ta vendosin në pozitë të vështirë VV’në

Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë. Për këtë nismë Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se do ta shqyrtojë atë nga aspekti juridik, Aleanca ka deklaruar se e mbështet nismën, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka një qëndrim zyrtar.

Nga Lëvizje Vetëvendosje këtë nismë e ka komentuar Elvis Hoxha, duke e cilësuar si eksperiment, ndërsa tha se PDK po synon ta vendosë Vetëvendosjen në një pozitë të vështirë.

“Disa gjëra janë të çuditshme në këtë mes. E para, PDK vazhdon me një eksperiment, me të cilin mendon të vendosë Parlamentin, sidomos, kuptohet, Vetëvendosjen, në një pozitë të vështirë. Natyrisht ky është një marifet politik, ajo që është e çuditshme rëndë është se PDK eksperimentet e tilla, tashmë i bën pasi ka një faj mbi supe – iniciativën për të krijuar këto Dhomat Speciale. Në vend që me këtë faj ta mbajë dhe ta pezullojë eksperimentin… ata thonë ta mbulojmë një faj me një faj”, tha Hoxha.

Hoxha tha se mesazhi që pati PDK për Lëvizjen Vetëvendosje se nëse nuk e mbështet këtë iniciativë do të “gjykohet nga populli” është zëvendësim i shantazhit me më shumë shantazh.

“Nuk e di nëse katër krerët, sidomos krerët e tyre, janë dakord me këtë lloj politike se kjo është të luash me ata krerët atje. Si duket ata krerët atje nuk e kuptojnë, në variantin e presioneve e lojërave partiake për pushtet, ndoshta e gjejnë të dobishme sepse unë në vend të tyre do të isha pak i prekur. Të më bësh mua objekt të eksperimentit tënd kur unë jam kreu i dënuar me 25 vjet, më duket pak i vështirë”./Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT