spot_img
spot_img

E rëndë: Në Graz të Austrisë gjendet e vdekur një vajzë shqiptare, dyshohet se u vra pas goditjes me çekiç nga vëllau i partnerit të sa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Graz të Austrisë, ku një 24-vjeçare shqiptare është gjetur pa shenja jete në banesën ku jetonte me partnerin e saj.

Viktima është identifikuar si Abigel Laçi, me origjinë nga Vlora. Sipas raportimeve të mediave austriake, ajo dyshohet se është vrarë pasi është goditur me çekiç, ndërsa i dyshuari për krimin është vëllai 23-vjeçar i partnerit të saj.

Pak më vonë, policia ka arrestuar në shkallët e ndërtesës një 23-vjeçar, i cili sipas dëshmitarëve ishte i mbuluar me gjak.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i riu kishte hyrë me forcë në apartament, në një kohë kur viktima ndodhej e vetme në banesë.

Hetuesit dyshojnë se gjatë krimit është përdorur një çekiç. I dyshuari ka zgjedhur të heshtë gjatë marrjes në pyetje dhe nuk ka dhënë shpjegime për ngjarjen apo motivin e mundshëm.

Autoritetet kanë kryer autopsinë e trupit të 24-vjeçares, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT