9.1 C
Mitrovice
E premte, 1 Maj, 2026
spot_img
spot_img

E rëndë: Humb jetën në QKUK këmbësori që u godit nga vetura një javë më parë në Skenderaj

Një person kishte mbetur i lënduar rëndë të mërkurën e 27 dhjetorit, pasi ishte goditur nga një veturë në fshatin Llaushë të Skenderajt. Viktima ishte dërguar me urgjencë në spital, ku po trajtohej nën përkujdesjen e stafit mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Por 49-vjeçari nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Zahiti.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT