spot_img
spot_img

E rëndë: E mitura bie nga kati i gjashtë i banesës, dërgohet me urgjencë në spital

Një e mitur ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se e lënduara nga Spitali i Pejës është transferuar në QKUK.

Ndërkohë, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, janë duke hetuar se si ka ardhur deri te ky rast.

Ndryshe, burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se e lënduara është e lindur në vitin 2009.

TË FUNDIT

TË FUNDIT