spot_img
spot_img

E quajti ‘‘vrasës’’, Rama i paralajmëron padi ndaj Alban Krasniqit: Gjuha e urrejtjes është identitet politik i LVV, jeni fatkeqësia e vendit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj burrit të ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, pasi që ky i fundit e ka quajtur ‘’vrasës’’ të parin e kryeqytetit.

Rama, ka thënë se s’është befasi që, gjuha e urrejtjes dhe linçimit është identitet politik i VV’së, duke shtuar edhe se, Krasniqi, dhe të tjerët që kanë ‘’shpifur’’, do të paditen.

Postimi:

GJUHA E URREJTJES NUK E NDRYSHON LIGJIN!

Alban Krasniqi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe bashkëshort i Presidentes së Republikës së Kosovës, m’paska quajtur “vrasës”.

Që gjuha e urrejtjes dhe linçimit është identitet politik i Vetëvendosjes, kjo nuk është më as temë e as befasi. Shqetësuese është që edhe pas 6 vjetësh në institucionet e Republikës së Kosovës, institucione që dikur i sulmonin dhe i shkatërronin me gurë, molotovë e gaz lotsjellës, ndërsa sot, fatkeqësisht, i udhëheqin, ende nuk i dinë gjërat më elementare për ndarjen e KOMPETENCAVE dhe PËRGJEGJËSIVE institucionale.

Sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës, verifikimi i sigurisë teknike të vinçit (kranit), kontrolli i dokumentacionit teknik, inspektimi i pajisjes, si dhe mbikëqyrja e zbatimit të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë janë kompetencë ekskluzive e INSPEKTORIATIT QENDROR TË PUNËS, institucion i nivelit QENDROR.

Ndërkaq, Inspektorati i Kryeqytetit, përkatësisht Inspektorati i Ndërtimit, ushtron kompetencat e tij sipas Ligjit për Ndërtim, duke mbikëqyrur zbatimin e kushteve të LEJES së ndërtimit, përputhshmërinë e punimeve me projektin e miratuar dhe legjislacionin përkatës, si dhe duke ndërmarrë masat administrative të parashikuara me ligj kur plotësohen kushtet LIGJORE.

Prandaj, çdo përpjekje për t’ia faturuar Kryeqytetit dhe mua përgjegjësitë që ligji ua ngarkon institucioneve të nivelit qendror tregon se, përveç dashakeqësisë, jeni edhe të padijshëm!

Alban Krasniqi ti dhe të gjithë të tjerët që keni shpifur do të paditeni!

Fatkeqësia, përveç humbjes së një jete, është fakti që qeverisja u ka rënë në dorë këtyre njerëzve të paditun e të frustruar! Për 6 vjet qeverisje, investim kapital kanë një “vadë në Lupç” dhe një “urë 12 metra në Saradran”.

Përtej kësaj, krejt çka kanë ditur të bëjnë është krijimi i “Lule Gjelave” për të intimiduar, linçuar e shantazhuar këtë popull. Subvencionimi i hallave e dajave, nënvlerësimi i çdo epoke dhe çdo familjeje të lavdishme të këtij vendi, mosrespektimi i çdo organi të Republikës së Kosovës e deri te shkatërrimi i raporteve me partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë.

Po e ripërsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi.

Por, ky popull ka me ju kthy në rrugë, aty ku e keni vendin, aty ku ju përshtatet ky fjalor e këto veprime, aty ku secili prej jush e ka nis aktivitetin, duke e cënu sigurinë e policëve të Kosovës dhe duke i djeg e shkatërru institucionet e Republikës me gurë, gaz lotsjellës e me molotovë!

TË FUNDIT

TË FUNDIT