16.2 C
Mitrovice
E premte, 22 Maj, 2026
spot_img
spot_img

E konfirmon Ministri Zemaj: Vaksinat kundër COVID-19 vijnë në muajin shkurt

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka konfirmuar se në muajin shkurt vjen kontigjenti i parë i vaksinave për COVID-19 në Kosovë.

Ministri Zemaj ka thënë se kosovarët duhet të kenë durim, besim dhe angazhim në frontin e përbashkët kundër pandemisë COVID-19.

Ai tha se kontigjenti i parë i vaksinave antiCovid në Kosovë do të vijnë në muajin shkurt.

“Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj në emisionin “Debat” të RTK’së.

Kujtojmë që me buxhetin e vitit 2021 i cili u miratua dje në Kuvend, do të blihen 40 milionë euro vaksina për COVID-19. //gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT