15.9 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

E keni vënë re opsionin e ri në Instagram Stories?

Karakteristika e përkthimit do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Instagram-it në një shkallë globale.

Instagram, me kalimin e kohës, vazhdon të shtojë opsione dhe të përmbushë nevojat e përdoruesve të tij! Risia e fundit e rrjetit të famshëm social është funksioni automatik i përkthimit të tekstit në Stories.

Aplikacioni njoftoi se tani, kur identifikohet një gjuhë e huaj në Stories, opsioni “Shiko përkthimin” do të shfaqet në pjesën e sipërme në të majtë të ekranit.



Tani e tutje përdoruesit mund ta klikojnë këtë opsion për të marrë një përkthim të tekstit të shkruar.

Instagram thotë se tipari i ri i përkthimit do të jetë i disponueshëm globalisht dhe aktualisht është i vlefshëm në mbi 90 gjuhë. Qëllimi është të lehtësojë ndarjen e përmbajtjes me një audiencë ndërkombëtare.

Instagram thotë se përkthimi audio nuk është i disponueshëm aktualisht, por vetëm ai me tekst.

Por nuk duket përtej mundësive të mediave sociale të jenë në gjendje të përkthejnë audion një ditë.



Karakteristika e përkthimit do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Instagram-it në një shkallë globale.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT