spot_img
spot_img

E hëna me shi, borë dhe erëra të forta

Të hënën, moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje shiu dhe erëra të forta. Gjatë mëngjesit priten rrebeshe shiu, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit.

Nga veriu do të depërtojë një front i ftohtë, i cili deri në mesditë do të përfshijë gjithë vendin, duke sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave. Në zonat malore priten reshje bore, ndërsa mundësi për borë ka edhe në disa zona të ulëta të Rrafshit të Kosovës.

Era do të fryjë fillimisht nga jugperëndimi, e më pas do të ndryshojë drejtim nga veriu. Shpejtësia e saj në disa momente mund të arrijë nga 40 deri në 85 km/h, duke shkaktuar dëme lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 9 deri në 17 gradë. Pas kalimit të frontit të ftohtë, temperaturat do të zbresin deri në 1–5 gradë Celsius.

TË FUNDIT

TË FUNDIT