Sherif Hoti ka humbur jetën tragjikisht në një aksident trafiku, duke lënë pas gruan dhe dy fëmijët e tij.
Ndarja e tij e parakohshme ka tronditur familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
“Na i copëtove zemrat, more djalë. Shumë shpejt shkove. Nuk po arrij ende ta besoj që ai aksident trafiku do të ishte beteja jote e fundit me jetën”, thuhet në një reagim prekës të një prej familjarëve të tij.
“Është e vështirë t’i gjejmë fjalët për një humbje kaq të madhe. Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona, shoku im”, thuhet më tej.
Humbja e Sherif Hotit ka lënë pas dhimbje të madhe, veçanërisht për familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët.



