Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e incidentit që ndodhi sot në rrugën A në Prishtinë, ku një kran u shemb në një vendpunishte.
Sipas informacioneve të siguruara nga Klankosova dy persona kishin mbetur nën rrënoja pas shembjes së kranit. Të dy u nxorën nga rrënojat dhe u dërguan për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


