spot_img
spot_img

Dyshohet se një 20-vjeçar nga Kosova është mbytur në Liqenin e Komanit

Një 20-vjeçar nga Kosova dyshohet se është mbytur pasditen e sotme në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë të Tropojës.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.

Viktima, shtetasi kosovar me inicialet L.D., rreth 20 vjeç, ndodhej së bashku me disa shokë dhe dyshohet se është mbytur teksa po lahej në liqen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT