21.9 C
Mitrovice
E diel, 3 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

“Dua këmishën e tij, dua diçka që mban erën e tij”, lutja prekëse e djaloshit palestinez që humbi babain në luftë

Në mes të kaosit dhe dhimbjes së luftës, një moment është bërë viral në rrjete sociale dhe ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën.

Një djalë i vogël palestinez është filmuar duke bërë një lutje të thjeshtë, por të fuqishme: ai kërkon këmishën e përgjakur të babait të tij të vrarë në luftë, me shpresën që të vazhdojë ta nuhasë edhe pas varrimit.

Në një video të ndjerë dhe emocionuese, djaloshi duket i tronditur ndërsa njerëzit përpiqen ta mbajnë larg trupin e pajetë të babait të tij, i cili humbi jetën në një nga konfliktet e përgjakshme që vazhdojnë të trondisin rajonin.

Me lot që i rrjedhin nëpër fytyrë, ai bërtet plot dëshpërim: “Dua këmishën e tij, dua diçka që të mbajë erën e tij.”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT