9.2 C
Mitrovice
E enjte, 25 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Dizajni grafik, pasaporta e të rinjve kosovarë në botë

Dizajni grafik është një nga profesionit që nuk të duhet të jesh fizikisht në një vend për të punuar atje.

Një kompjuter dhe një mendje kreative.

Kaq duhet që nga Prishtina, apo ndonjë qytet tjetër i Kosovës, të bësh punë në New York, Sydney të Australisë, apo Johanesburg në Afrikë të Jugut.

Shumë të rinj shqiptarë, e kanë parë këtë mundësi dhe e kanë kapur shpejt.

Albanin Post ka biseduar me tre prej tyre.



Ata ende nuk kanë mbushur 18 vjet, por puna e tyre po shpërndahet gjithandej.

Tre të rinjtë, nga qytete të ndryshme, kanë listuar edhe arsyet se pse iu janë futur kësaj rruge të artit.

Djaloshi nga Mitrovica, Aldis Syla, i cili aktualisht është 17 vjeç, tregon për Albanian Post se inspirimi kryesor i tij ishin dizajnerët grafik të huaj.

“Rrugëtimi drejt dizajnit ka nisur i gjithi duke parë dizajnerët nëpër botë dhe punimet e tyre fantastike, të cilat më kanë inspiruar dhe frymëzuar që të orientohem drejt hapave të tyre dhe të rrugëtoj drejt suksesit në këtë lëmi”, thotë Aldisi.

Ngjashëm si Aldisi, hapat e parë në dizajnin grafik i kishte hedhur edhe 18 vjeçja, Arife Dervishi nga Skënderaj.

“Në fillim, gjatë gjithë kohës kam praktikuar artin në letër dhe më vonë pash edhe shumë ilustrues dhe dizajnerë grafik të famshëm nëpër media sociale”.

“Kjo më bëri që të filloja të merrem me dizajn grafik, kryesisht me ilustrime”, thotë Arifja.

Pasioni për dizajnin grafik që nga fëmijëria i kishte lindur edhe 18 vjeçarit nga Rahoveci, Ensar Cenës, i cili thekson ndikimin që kishin videot e trikave, në publik të njohura si “tutorials”.

“Gjërat filluan qysh herët në fëmijërinë time, ndërsa shikoja video të ndryshme ‘tutorial’, ndërkohë që kam vendosur të merrëm më seriozisht me dizajn grafik sepse e gjej vetën në aktivitete të ndryshme brenda kësaj lëmie dhe e dua kreativitetin”, thotë Ensari.

Treshja e të rinjve kosovarë tregojnë se punën e tyre e zhvillojnë falë mundësive dhe opsioneve që iu ofrojnë programet të tilla si: ”Adobe Photoshop”, “Adobe Illustrator”, “Adobe After Effect” e “Medibang Paint”.



Dizajni grafik si një fushë e gjerë, ofron mundësi të ndryshme të orientuese, ndërsa preferencat dallojnë varësisht nga personi.

Aldisi tregon se – “preferon punimet e posterëve (Flyers), si sferë të veçantë të dizajnit grafik”, ndërsa, Arifja shprehet se – “ po merret më shumë me programim, duke e cilësuar atë si parim të saj primar”.

Ndërkaq, “logot” janë fusha që e gjen vetën më tepër brenda saj, Ensari.

Aktiviteti i tyre me dizajn grafik, iu ka mundësuar protagonistëve të kësaj interviste, kontaktet e tyre me fytyrat më të famshme publike.

Ata tregojnë se lista e personazhve të njohura është e gjatë, ndërsa theksojnë emrat që ia kanë pëlqyer punën e tyre.

Rep artistët e labelit “P.I.N.T”, duket të kenë qenë më suportuesit, ndërsa pëlqyeshmëri ndaj punës së tyre kanë treguar edhe këngëtaret si, Dafina Zeqiri e DJ PM.

Duke pasur parasysh rritjen e shpejtë dhe masive në shkëmbimin e informacionit, kërkesa për dizajnerë grafik me përvojë është më e madhe se kurrë, veçanërisht për shkak të zhvillimit të teknologjive të reja dhe nevojës për t’i kushtuar vëmendje faktorëve njerëzorë përtej kompetencës së inxhinierëve që i zhvillojnë ato.

Ndaj, një të ardhme të ndritur me gjasë mund ta ketë edhe rinia kosovare dhe interesimi i madh i tyre karshi kësaj forme të artit. /Albanianpost.com

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT