E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka avokuar sërish që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji përmes gazit natyror të lëngshëm amerikan për të siguruar investimet e ardhshme amerikane.
Prattipati këtë thirrje e ka bërë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Partneritetit SHBA-Kosovë.




