Një rast i rëndë ka ndodhur më 28 korrik të këtij viti në veri të Mitrovicës.Një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht nga një i rritur kosovar.
Për rastin, detaje ka dhënë fillimisht Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Mitrovicë Veri 28.07.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur. Në konsultim me prokurorin viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport 24 orësh.
Në lidhje me rastin, për lajmi.net ka dhënë detaje Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Ata kanë thënë se viktima është e moshës 15 vjeçare ndërsa personi i dyshuar për këtë vepër është ndaluar.
“Brenda afatit të paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit. Viktima eshte intervistu, dhe është dërguar për ekzaminim mjekësor”, ka thënë Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Ata kanë thënë se për arsye se viktima është e mitur, nuk mund të japin detaje shtesë.



