27.9 C
Mitrovice
E hënë, 15 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Detaje për anesteziologun nga Mitrovica që humbi jetën mbrëmë nga koronavirusi

Sherafedin Mehmeti, anesteziolog në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ka vdekur nga koronavirusi dje në orët e mbrëmjes.

Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Enis Istrefi, ka thënë për Gazetën Sinjali se i ndjeri vuante nga diabeti dhe hipertensioni.

Istrefi ka thënë se viktima ishte duke u trajtuar për COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë ku edhe ka vdekur.

“Sherafedin Mehmeti, i njohur si Sheku, ka vdekur nga koronavirusi, por ka pasur edhe sëmundje të tjera, diabetin edhe qenë me hipertension. Ai ka qenë i hospitalizuar në Spitalin e Vushtrrisë dhe atje ka vdekur”, ka thënë Istrefi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT