spot_img
spot_img

Bajqinovci kritikon zyrtarët e PDK-së: Gjuha e tyre ndaj SHBA-së e Britanisë, e dëmshme

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratave të PDK lidhur me një shkrim të ambasadorit britanik në Kosovë për Gjykatën Speciale.

“Gjuha e papërgjegjshme e zyrtarëve të lartë të PDK-se ndaj SHBA-së dhe Britanisë së Madhe është e rrezikshme dhe e dëmshme. Kosova duhet t’i ruajë dhe t’i forcojë marrëdhëniet me aleatët e saj strategjikë. Kritikat mund të bëhen, por gjuha që dëmton raportet me partnerët tanë duhet të shmanget”, ka shkruar Bajqinovci.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Heargreaves, përmes një shkrimi tha se verdikti i Hagës prek individët dhe nuk cenon fare realitetin e pavarësisë së Kosovës.

Kjo nxiti reagimin e ashpër të zyrtares së lartë të PDK, Vlora Çitaku, madje duke iu drejtuar me fjalët: “Mos na qitni hi syve.”

“Mos na qitni hi syve. Ju mundeni me e pranu këtë vendim. Mundeni me e relativizu. Mundeni me e reduktu në katër emra dhe me vazhdu tutje, sikur asgjë nuk ka ndodhur”, ka shkruar ajo, duke thënë se deklarata e ambasadorit, sipas saj, lë të nënkuptohet se s’e ka lexuar përmbajtjen e aktakuzës për t’i dalluar implikimet e saj./MitrovicaSOT

TË FUNDIT

TË FUNDIT