Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka shpërndarë disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook teksa një studentë është zënë duke kopjuar, shkruan Gazeta Metro.
Haxhiu ka deklaruar se një student është zënë duke kopjuar me anë të një ore të mençur, ku sipas tij ai po mbante provim në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë.
Postimi i plotë nga Haxhiu:
Mos kopjo!
Mëso!
Nesër do të dilni para pacientëve me njohuritë që keni mësuar, jo me ora e telefona të mençur me të cilët kopjoni!
Këtë metodë të kopjimit e kam hasur në këtë afat të provimeve, tek një student gjatë mbajtjës së provimit në Fakultetin e Mjekësisë në Departamentin e Fizioterapisë.//gazetametro.net





