Analisti Ilir Deda ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës ku sërish ka dështuar konstituimi për shkak se Vetëvendosje nuk i dha votat për të propozuarën e PDK’së Vlora Çitakun. Seanca u ndërpre nga Haxhiu pa u hedhur në votim i propozuari i LDK Kujtima Shala për të cilin VV po ashtu ka thënë se nuk ka vota. Paraprikisht PDK dhe LDK i dhanë votat për Ardian Golën e VV’së.
“Me diktat asgjë s’mundesh me mbrri as në jetë, as në politikë. Sidomos jo në demokraci. Ky kuazi-pushtet që veq gjeneron krizë mirë kish qenë me e ditë që epërsia e tyre te qytetarët nuk do të zgjasë përgjithmonë, dhe se krejt çka po bëjnë një ditë mund t’i kthehet bumerang”, ka shkruar Deda.


