Pasi shumë lajme po qarkullojnë në lidhje me hartën e Kosovës e cila nuk gjendet në kompaninë “Apple”, as këngëtarja Dafina Zeqiri nuk është ndalur asnjëherë duke postuar në lidhje me këtë, transmeton Gazeta Metro.
Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dafina Zeqiri kanë qenë të parët shqiptare që kanë reaguar haptazi për këtë gjë, ndërsa më e zhurmshmja ka qenë Dua Lipa.
Këto reagime kanë prekur serbët të cilët janë futur në profilet e këngëtareve shqiptare dhe kanë bërë komente raciste të tipit “Kosova është Serbi”, ndërsa Dafina Zeqiri ka zgjedhur të ironizoj këto reagime raciste duke publikuar videon e mëposhtme.
“Serbia thotë Kosova është Serbi. Shqiptarët e dinë që nuk është”, shkruan ajo mbi videon që qesh me të madhe./gazetametro.net




