19 C
Mitrovice
E hënë, 20 Maj, 2024
spot_imgspot_img

‘Çmenduri kurtiane’- Mirena: Këta duhet t’përgjigjen për krejt dëmet që ia bënë Kosovës

Gazetari Ilir Mirena për refuzimin e justifikimet e kryeministrit Albin Kurti për dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Mirena e sheh si një gënjeshtër e mashtrim justifikimin e fundit të kryeministrit Kurti por theks të veçantë i vë pasojave të këtij hapi dhe qasje të tij.

“Maska po i bjen, shume me shpejt se qe e kam mendu, ama dami qe i eshte be vendit eshte shume i madh. Ndoshta i pariparueshem.”

Ai shton tutje se pasojat po i vuan dhe do t’i vuaj vendi, duke shtuar se për këtë duhet dhënë llogari para shoqërisë VV’ja për veprimtarinë e saj të dëmshme.

“Nese ndonjehere pushon ky karusel i çmendurise kurtiane, ku e ka fut edhe votuesin e vet, dhe ky vend futet ne binare normaliteti, duhet me e mendu seriozisht nje gjykate te veçante per Vetevendosjen dhe Kurtin.
K’ta duhet me dhane pergjegjesi per krejt damet qe ia kane ba Kosoves, prej kur jane formu me 2005, e deri me sot.

Gati 20 vjet sulme mbi gjithçka te ketij vendi, eshte shume. Teper shume”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT