16.5 C
Mitrovice
E premte, 17 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Çifti mbetet pa martuar pas shakasë pa kripë të nuses ndaj nënpunësit të gjendjes civile

Tentativa e një të reje venezuelase për të bërë shaka para nënpunësit shtetëror që certifikon martesat, i ka shkatërruar atë që duhet të ishte momenti më i bukur i jetës së saj.

Vajza e quajtur Miriam, në momentin kur nënpunësi e pyeti nëse donte të martohej me të fejuarin u përgjigj në formë batute “jo”, por u kujtua shpejt të linte të ditur se po bënte shaka.

Edhe pse më pas nxitoi të saktësonte se bëhej fjalë për një shaka dhe tha “po-në” që pritej, asaj iu tha se në atë moment martesa nuk mund të celebrohej më.

Historia ka ndodhur në Karakas të Venezuelës, ku Miriami thjesht donte të bënte shaka me të dashurin e saj, Danilon.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT