3.4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Çfarë po “zihet”: Isa Mustafa shkon në ndërtesën e Kuvendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës, mirëpo nuk dihen ende arsyet.

Mustafa është fotografuar tek sa hynë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, por nuk dihet nëse do të ketë takim me ndonjë lider nga partnerët e koalicionit apo të ndonjë partie tjetër opozitare.

Dihet që koalicioni qeverisës ka pasur mospajtime të vazhdueshme në disa tema, gjithashtu kriza e numrave në parlament, ka pamundësuar kalimin e një numër të madh të projektligjeve.

E në anën tjetër, kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit propozuar nga AAK, nuk ka qenë e pranueshme për LDK’në.

Duhet theksuar se tema e presidenti të Kosovës është bërë aktuale, ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni qeveritar nuk i ka votat për zgjedhjen e një presidenti, kështu sipas tij do të diskutojnë me partitë opozitare dhe nëse nuk gjejnë dakordim, do të shpallet data e zgjedhjeve.

“Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka ka dakordim për zgjedhjen e presidentit, të cilën gjë shpresoj se do ta bëjmë së shpejti.

Nëse ka dakordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët. Këto janë dy rrugë kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe në muajt e ardhshëm”, ka thënë Hoti për Klan Debat./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT