17.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Çfarë po ndodhë? Këshilli i Sigurimit mblidhet për Kosovën




Me 24 prill, të premten, në Këshillin e Sigurimit do të diskutohet për Kosovën përmes një video-konference.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, i cili ka thënë se do të ketë takim virtual të Këshillit të Sigurimit, ku do të shqyrtohet raporti i UNMIK’ut.

Dacic ka thënë se presidenca e Këshillit të Sigurimit e udhëhequr nga Republika Domenikane ka futur Kosovën në agjendë, për muajin prill dhe më pas në tetor.

Në këtë takim virtual të Këshillit të Sigurimit, do të diskutojnë rreth 18 persona, përfaqësues nga Kosova dhe shefin e UNMIK’ut.




“Tani nuk ka seanca dhe do të mbahet përmes një video-konference. Mund të jenë 18 persona që do të marrin pjesë, duke përfshirë shefin e UNMIK”ut, Zahir Tanin, unë dhe dikush nga Kosova”, ka thënë Dacic.



TË FUNDIT

TË FUNDIT