Këngëtarja Manjola Nallbani ka mbi 30 vjet karrierë dhe ka realizuar projekte të shumta muzikore, të cilat publiku shqiptarë ende i dëgjon.
Në vitin 2017, presidenti Bujar Nishani e dekoroi këngëtaren me titullin “Mjeshtër i madh” në nderim dhe mirënjohje për kontributin e saj artistik.
Por Manjola përveç muzikës është e zonja edhe në dekorimin dhe punët e shtëpisë. Mjafton t’i hidhni një sy llogarive të saja në rrjetet sociale, ku vazhdimisht publikon imazhe nga ambientet e shtëpisë dhe gatimet e saja, kryesisht ëmbëlsira.
Shtëpia e këngëtares ngjanë në ato të kukullave barbie, gati çdo pjesë e saj përmban kombinime me ngjyrën rozë dhe lule.
Manjola ka vite që është e martuar me gjyqtarin Sokol Tona dhe kanë dy vajza.