11.3 C
Mitrovice
E enjte, 21 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Blerim Latifi: Turp e injorancë, komuna e Mitrovicës bëri bashkë xhelatin dhe viktimën

Komuna e Mitrovicës së fundi vendosi në një ndërtesë publike fotot e 27 figurave historike të qytetit. Një gjë e tillë ngjalli reagime të shumta për shkak të mungesës së fotografisë së ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi. Ky i fundit shërbeu si doktor gjatë luftës në Kosovë.

Por, profesori universitar Blerim Latifi mendon se ky nuk është skandali i vetëm i komunës me këto fotografi.

Ai thekson faktin se në të njëjtën ndërtesë me anë të fotografive janë bërë bashkë Marie Shllaku, e dënuar me vdekje për veprimtari nacionaliste nga Gjykata e Qarkut e Prizrenit, në vitin 1946 dhe fotografia e Hivzi Sulejmanit, kryetarit të kësaj gjykate në kohën e dënimit të Marie Shllakut.

Shkrimi i plotë i Latifit në Facebook:

Komuna e Mitrovicës paska vendosur fotografitë e 27 figurave historike në një ndërtesë publike, figura të lidhura me historinë e qytetit.

I pashë reagimet e njerëzve, të cilët nuk e panë aty fotografinë e Bajram Rexhepit, ish kryeministrit të Kosovës.

Mua më ra në sy një skandal tjetër në këtë ekspozitë: aty ndodhet fotografia e Marie Shllakut, e dënuar me vdekje për veprimtari nacionaliste nga Gjykata e Qarkut e Prizrenit, në vitin 1946, dhe fotografia e Hivzi Sulejmanit, kryetarit të kësaj gjykate në kohën e dënimit të Marie Shllakut.

Pra, komuna e Mitrovicës sërish i paska bërë bashkë xhelatin dhe viktimën, gjykatësin e prokurorin jugosllav dhe të dënuarën e tij, nacionalistën shqiptare. Kjo nuk është thjesht turp e injorancë. Është edhe…Gjykojeni vetë!

TË FUNDIT

TË FUNDIT