Gent Cakaj sot ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme, shkruan mitrovicasot.net
Ndaj këtij zhvillimi ka reaguar filozofi dhe profesori universitar, Blerim Latifi. Në një shkrim në Facebook, Latifi e ka vlerësuar Cakajn ni ministrin e jashtëm me nivelin intelektual më të lartë që nga koha e Fan Nolit.
Latifi ka thënë se dorëheqja e tij është vetëm një pauzë e shkurtër deri në fillimin e angazhimeve të tjera të mëdha, por se kjo nuk nënkupton përfshirjen në konjukturat politike këndje e andej kufirit.
Postimi i plotë:
Që nga koha e Nolit Shqipëria nuk ka pasur ministër të jashtëm me nivel intelektual më lartë se Gent Cakajn.Largimi i Gentit nga detyra e ministrit të jashtëm është vetëm një pauzë e shkurtër para fillimit të angazhimeve të tjera të mëdha që kombi ynë i pret prej tij dhe të tjerëve që mishërojnë realisht ëndrrën perëndimore të këtij kombi.
Natyrisht, këto angazhime nuk nënkuptojnë përfshirjen në konjukturat e baltës politike e cila vazhdon ta bëj politikën aq të urryer nga shqiptarët.Andej dhe këndej kufirit.




